Please enter at least 3 characters.

Interi me ofertë për Dembelen

2018/06/Moussa-Dembele-e1527949976957.jpg
194:"xxxx of Stoke City is tackled by xxxx of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Stoke City and Tottenham Hotspur at Bet365 Stadium on April 7, 2018 in Stoke on Trent, England.
13:"Tony Marshall

Interi ka bërë ofertë për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Mousa Dembele.

Sipas FCInterNews, klubi nga MIlano është ka ofruar 10 milionë euro për yllin e Përfaqësueses së Belgjikës.

Belgu mbush 31 vjet në muajin e ardhshëm dhe kontrata e tij me Spurs skadon në qershorin e 2019.

(Foto: Getty Images)

Sipas ueb faqes të personalizuar për lajme rreth Interit, drejtorët sporitv të klubit Piero Ausilio dhe Giovanni Gardini ishin në Londër të premten për negociata.

Klubit anglez i është ofruar 10 milionë euro, kurse lojtarit një kontratë katër vjeçare.

Dembele është në Angli që nga viti 2010, së pari për Fulhamin pastaj në 2012 për Spurs.

Për lojtarin ka pasur oferta edhe nga klubet tjera evropiane, por edhe ato kineze. /Telegrafi/