Please enter at least 3 characters.

Interi i vendosur që në verë të transferojë Mertensin

2019/09/07_mertens.jpg

Interi po e kërkon me ngulm transferimin e Dries Mertnesit nga Napoli.

Nerazzurët kanë filluar bisedimet me agjentin e sulmuesit belg, derisa thuhet se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.

Mertens po refuzon që të vazhdojë kontratën me Napolin, andaj shumë klube evropiane i duan shërbime e tij.

Sipas gazetës italiane II Mattino, Chelsea dhe Atletico Madridi janë në mesin e skuadrave që duan të transferojnë lojtarin.

Thuhet se 32-vjeçari ishte afër të nënshkruante rinovimin e kontratës me Napolin, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Antonio Conte e admiron lojën e Mertens dhe po bën çmos që të marrë atë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/