Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Napoli pas Di Marias

2018/06/Di-Maria.jpg
119:"during the Ligue 1 match between Toulouse and Olympique Marseille at Stadium Municipal on March 11, 2018 in Toulouse, .
17:"Romain Perrocheau

Angel Di Maria mund të largohet nga Paris Saint-Germain këtë afati të verë, me Napolin dhe Interin të etur për nënshkrimin e tij.

Reprezentuesi argjentinas nuk duket i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin parisien.

Kontrata e tij aktuale me klubin nga Parc des Princes skadon në qershor të vitit 2019 dhe Di Maria pritet të largohet.

Me këtë në mendje, një shitje nga PSG do të duket të jetë e pashmangshme këtë afat kalimtar, e gjithë për të mos e humbur me parametra zero.

Di Maria duke festuar një nga golat e tij te PSG (Getty Images)

Sipas mediave italiane, kampionati i Serie A dhe dy skuadra të mëdha janë duke vëzhguar situatën e Di Marias dhe po i bëjnë thirrje atij.

Mediaset Premium raporton se Interi ka qenë prej kohësh i lidhur me mesfushorin argjentinas, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio, që u zotuar të tentojë për të nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, arritja e Carlo Ancelotti në Napoli i jep klubit napolitan një kartë të çmuar për të luajtur në transferimin e 30-vjeçarit.

Trajneri italian tashmë ka punuar me Di Marian te Real Madridi në sezonin 2013-14 dhe dyshja e njohin mirë njëri-tjetrin. /Telegrafi/