Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic: Nëse Unitedi ka nevojë për mua, jam këtu

2019/08/Ibrahimovicc.jpg
263:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 18: Zlatan Ibrahimovic of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on November 18, 2017 in Manchester, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka hapur derën për një rikthim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Sulmuesi suedez ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm në MLS dhe beson se ai është akoma mjaft i mirë për të luajtur në Ligën Premier.

Ai me shaka shtoi se Unitedi nëse ka nevojë për të, ai është gati për një rikthim.

"Ende mund të luaj lehtë në Ligën Premier", ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

"Nëse Unitedi ka nevojë për mua, unë jam këtu! Por, Galaxy më ka mua, kështu që më vjen keq".

Ibrahimovic duke festuar një gol me fanellën e Unitedit (Foto: Getty Images/Guliver)

“Unë bëra punën time në Evropë. Më pëlqen, kam 33 trofe që solla me vete këtu dhe shpresoj se mund të fitojë edhe këtu".

"Atëherë do të shohim se ku mbaron kjo aventurë", përfundoi ylli suedez.

Ndryshe, Ibra kaloi dy sezone në Old Trafford mes viteve 2016 dhe 2018 duke shënuar 29 gola në 53 ndeshje. /Telegrafi/