Please enter at least 3 characters.

Ibra: Nuk shkoj te Roma

2016/01/ibra-nuk-shkoj-te-roma_hd.jpg

Gazetat suedeze kanë shkruar se 33-vjeçari planifikon të kthehet në Serie A, mirëpo ai thotë se nuk e ka në plan të largohet nga Parc des Princes, njofton Telegrafi.

“Nuk do të kthehem në Serie A. Dikush ka folur për këtë, dikush tjetër madje e ka bërë lajm, por nuk ka asgjë të vërtetë”.

“Jam mirë në Paris dhe kam edhe një vit në kontratën time me PSG-në”.

“Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, e përsëris: Jam i lumtur në Paris”, ka deklaruar sulmuesi.

Në Itali, Ibra ka veshur fanellat e Juventusit, Interit dhe Milanit. /Telegrafi/