Iaquinta mendon vetëm për Juven
08/07/2011
Italiani është një prej sulmuesve të cilët pritet të largohen nga gjiganti italian gjatë këtij afati kalimtar.
Pasi tashmë kanë nënshkruar me Fabio Quagliarella dhe Alessandro Matri, Biankonerët dëshirojnë një sulmues të klasit me yllin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, që është caku kryesor.
“Iaquinta do të fillojë stërvitjet para-sezonale normalisht. Ai nuk ka synime të largohet nga klubi”, ka thënë agjenti i tij, Andrea D’Amico. /Telegrafi/


