Please enter at least 3 characters.

I maskuar dhe nën kërcënimin e armës grabiti 300 euro në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

2023/05/vjedhje_hajn1.jpg
100:"Masked burglar with torch and crowbar breaking and entering into a house - shot with dramatic motion
24:"Getty Images/iStockphoto

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Tutje në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:50, në Fushë Kosovë.

Gjithashtu në raport thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës  një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/