Please enter at least 3 characters.

I jashtëzakonshëm Vedat Muriqi, gjen rrjetën ndaj Athletic Bilbaos

Mallorca po luan ndaj Athletic Bilbaos në një ndeshje që i përket javës së 20-të në La Liga.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.

Për Muriqin ky ishte goli i tij i 12-të deri më tani këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar kështu formën spektakolare nëpër të cilën po kalon.

Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez.


Mallorca po kalon në një formë jo aq të mirë pasi nuk ka asnjë fitore në tri takimet e fundit në kampionat.

Një fitore eventuale sot do të ishte një hap i madh për t’u larguar edhe më shumë nga zona e cila çon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll./Telegrafi/