Please enter at least 3 characters.

Hyundai Ioniq 5 N do të mbërrijë në vitin 2023

2022/10/1234.jpg

Kompania po përgatitet për lansimin e shumëpritur të Ioniq 5 N, transmeton Telegrafi.

Hyundai e ka konfirmuar se makina do të dalë në shitje në vitin e ardhshëm dhe se shumë nga teknologjia e saj do të vijnë nga koncepti RN22e dhe Kia EV6 GT, transmeton Telegrafi.

Pamjet e fundit të kapura konfirmojnë se makina do të ketë një qëndrim shumë më të gjerë.

Kur bëhet fjalë për vozitjen e 5 N, do të ketë një sërë funksionesh të ndihmës së shoferit në dispozicion dhe modaliteti i famshëm drift është konfirmuar gjithashtu.

Makina do të përdorë të njëjtën bateri dhe motorë siç përdor Kia EV6 GT, mund të presim 577 kuaj fuqi me 740 Nm çift rrotullues. /Telegrafi/