Please enter at least 3 characters.

Hoti takon ambasadorin italian, zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

2020/03/ZvKm-05-03-2020.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti gjatë të enjtes ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Italisë.Hoti në këtë takim falënderoi ambasadorin italian për kontributin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe e njoftoi për prioritetet dhe sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.Në anën tjetër ambasadori Orlando shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. /Telegrafi/