Historia e Prishtinë së Artë – Mensur Nexhipi flet për transferimin dhe ekipin e mbushur me legjenda të futbollit
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuari ishte Mensur Nexhipi, i cili ndau disa nga historitë më të forta dhe më të paharrueshme të karrierës së tij. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Mes tjerash Nexhipi ka rrëfyer me shumë emocion edhe për kohën e tij tek Prishtina, ku atë kohë ishte pjesë e gjeneratës së artë të kryeqytetasve.
“Ka qenë domethënë një se unë edhe shokët edhe përpara që para se me ardh këtu në Prishtinë, domethënë ka qenë Shefqeti (Sinani), Fevzi Rama, ka qenë Ramadan Cimili, ka qenë edhe bash edhe Edomnd Rugova, Jusuf Tortoshi, me të cilët jemi njohur, por sidomos domethënë ka qenë edhe legjenda e futbollit, lojtari një ndër lojtarët më të mëdhenj që ka pasur Kosova, i ndjeri Fadil Vokrri”.
“Domethënë, ata kanë qenë edhe ashtu me thanë edhe si iniciatorë edhe unë të bëhem pjesë e ekipit të Prishtinës, pjesë e një gjeneratë të artë të futbollit”.
“Po kemi qenë një shoqëri e hatashme sin ë fushë, ashtu edhe jashtë fushës, domethënë kemi pas një marrëdhënie edhe ajo marrëdhënie ndërshoqërore ka bë që ne të mos kemi respekt ndaj asnjë ekipe në fushë”.
“Domethënë i kemi zhgënjy edhe ekipet shumë më të mëdhaja që kanë qenë në ish-Jugosllavi që njihen si katërshja më e madhe, domethënë, Crvena Zvezda, Partizani, Dinamo Zagreb dhe Hajduk Spliti”, ka thënë mes tjerash Nexhipi.
Episodin e plotë me Mensur Nexhipin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/


