Haxhiu pritet nga Mattarella e Meloni para hapjes së Lojërave Mesdhetare
21/08/2026
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi.
Ajo falënderoi Presidentin Mattarella dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për mikpritjen.


