Please enter at least 3 characters.

Haradinaj-Stublla takoi atdhetarin Xhim Xhema, veprën e tij e vlerëson frymëzim për secilën gjeneratë

2020/08/Foto-1-1-e1597787233369.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, të martën në New York ka zhvilluar edhe një takim të përzemërt me veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Xhim Xhema.

“Ishte nder i veçantë të takoj sot kontribuuesin e madh të çështjes kombëtare, atdhetarin shqiptar Xhim Xhema. Njeri fisnik dhe modest, frymëzim për secilën gjeneratë, se si duhet e punohet për kombin nga secili cep i botës”, ka thënë pas këtij takimi ministrja Haradinaj Stublla.

Sipas saj, kontributi i tij për shqiptarët kudo në botë, dhe Kosovën në veçanti, është i pazëvendësueshëm, gjë që sipas kryediplomates Haradinaj-Stublla, atdhetari Xhim Xhema meriton mirënjohjen dhe konsideratën e përhershme të të gjithë shqiptarëve. /Telegrafi/