Please enter at least 3 characters.

Haradinaj përshëndet raportin e “Reporterët pa Kufij” për lirinë e shtypit

2019/04/ilustrim-mediat-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova është duke treguar përmirësime në raport me lirinë e shtypit.

"Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë", ka shkruar Haradinaj./Telegraf/