Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kosova është me fat që ka një mik si Britania e Madhe

2020/09/119085561-2061391700651900-6069701320661204286-o.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nick Abbot.

Ai me këtë rast ka falënderuar diplomatin britanik për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“Biseduam për të gjitha temat që sot e rrethojnë Kosovën, për bisedimet, sigurinë, per krizën me pandeminë, zhvillimin ekonomik e social dhe për tema të tjera. Kosova është me fat që ka një vend të tille mik dhe mbështetës”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/