Please enter at least 3 characters.

​Haradinaj e quan Demaçin përndritës të rrugës për liri

2018/07/37891994_1815207965265140_7679436207108915200_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga mbledhja komemorative për nder të veprës së tashmë të ndjerit, aktivistit për të drejtat e shqiptarëve Adem Demaçi.

Haradinaj e quajti atë përndritës të rrugës për liri.

“Komemoracion dhe homazhe në nderim të jetës dhe veprës së përndritësit të rrugës sonë të lirisë, Adem Demaçit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.