Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Do të sigurohet sistem më i mirë i energjisë për qytetarët

2017/10/haradinaj-energjia.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics (GE), të kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara.

Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.

Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e  mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët.