Haradinaj dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës
13/05/2017
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, duke thënë se aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.
Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t'i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig.
Postimi i Haradinajt në Facebook:"Sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare. U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t'i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig. RH", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/


