Please enter at least 3 characters.

Hajrulla Çeku falenderon Alternativën për mbështetjen në balotazhin e 9 nëntorit

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, takoi anëtarët dhe mbështetësit e subjektit Alternativa.

Të prirë nga kryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari, ata e siguruan Çekun për mbështetjen e tyre më 9 nëntorit, në balotazhin për Prishtinën.


Duke i falenderuar pjesëmarrësit, Çeku konsideroi se rezultati i 12 tetorit e qartëson edhe më shumë se prishtinasit e duan një drejtim të ri për kryeqytetin.

Ky mobilizim që po rritet çdo ditë e afron Prishtinën me cakun, e që është qyteti funksional e i zhvilluar.