Please enter at least 3 characters.

Guardiola mendon rikthimin te Barcelona

2018/09/Guardiola11.jpg
288:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 31: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives his team instructions during the Premier League match between Manchester City and West Bromwich Albion at Etihad Stadium on January 31, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola mund të rikthehet te Barcelona, por jo në ekipin A, por në ekipin B të klubit nga Camp Nou.

“Guardiola një ditë do të rikthehet te Barcelona”. Kjo është deklarata e vetë trajnerit katalunas, i cili dëshiron të stërvitë edhe një herë ekipin B të Barçës përpara se të mbyllë karrierën e tij.

47-vjeçari u bë trajner i ekipit B në vitin 2007, përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë një vit më vonë, pas largimit të Frank Rijkaard.

Me “blaugranat” Guardiola fitoi gjithçka, duke përfshirë tre kampionate të La Ligas, dy Liga të Kampionëve dhe dy Botërore klubesh, përcjell SS.

Pep Guardiola (Getty Images)

Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ai drejtoi Bayern Munichun, ku fitoi tri Bundesliga radhazi dhe që prej dy vitesh është trajner i Manchester Cityt, me të cilin fitoi Ligën Premier në sezonin e shkuar, duke grumbulluar gjithsej 100 pikë.

Me klubin anglez, trajneri katalanas ka një kontratë deri në vitin 2021, të cilën me shumë mundësi do ta rinovojë.

Ai ka përjashtuar një rikthim si trajner tek ekipi i parë i Barcelonës, por mediat spanjolle kanë aluduar shpesh se në të ardhmen, ai mund të bëhet drejtor sportiv i skuadrës.

Guardiola e ka nisur mirë sezonin e ri me Manchester Cityn, duke marrë 10 nga 12 pikë në 4 ndeshjet e para, pa harruar fitoren në Community Shield kundër Chelsea.