Please enter at least 3 characters.

Guardiola i kënaqur me barazimin

2016/01/f.0724220822373_m.jpg

Barcelona barazoi 0-0 me Hajduk Splitin në Kroaci, në ndeshjen e zhvilluar për nderë të njëqindvjetorit të gjigantit kroat.

“Unë jam i kënaqur me ekipin tim. Ishte ndeshja jonë e parë dhe ne kemi pasur jo pak lojtarë të cilët nuk kanë qenë në gjendje të luajnë. Ne sigurisht se mund të luajmë më mirë, por jam i kënaqur sepse luajtën shumë lojtarë të rinj, disa prej të cilëve ndeshjen e parë. Ne duhet ta marrim këtë hap pas hapi. Është proces që të inkuadrohesh në ekipin e parë, duhet të jesh i durueshëm”, tha Guardiola. /Telegrafi/