Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Will Smithit përmend emrin e vërtetë të tij në një postim, shumë kanë ngelur të habitur sepse emri i tij nuk është William

2023/12/jade1-e1702035165712.jpg
249:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 30: Will Smith (L) and Jada Pinkett Smith (R) attend the premiere of Apple Original Films' "Emancipation" at Regency Village Theatre on November 30, 2022 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/WireImage)
9:"WireImage

Jada Pinkett Smith në një postim të saj ka zbuluar emrin e vërtetë të bashkëshortit të saj, Will Smith, duke habitur shumëkënd me faktin që nuk quhet William.

Ky zbulim u bë pjesë e një urimi për ditëlindjen e tij. Shumë nga ndjekësit nuk ishin në dijeni që emri i tij i vërtetë është Willard.

Aktori u bë i famshëm në serialin "The Fresh Prince of Bel-Air" gjatë viteve '90 dhe shpejt u bë një fytyrë e njohur në Hollywood.

Edhe pse shumica e njohin si Will, ky nuk është as emri i tij i plotë dhe as nuk është shkurtim i emrit William.

Në një mesazh emocional drejtuar burrit të saj, Jada publikoi një fotografi të tyre me fëmijët Willow (23 vjeç), Jaden (25 vjeç) dhe djalin e Willit nga martesa e tij me Sheree Zampino, Trey 31-vjeçar. Të gjithë ishin të veshur me rroba të bardha dhe buzëqeshnin në një fotografi familjare, ndërsa Jada e nisi mesazhin e saj me emrin e vërtetë të Will - "Willard".

Në postimin e saj, ajo shkroi: "Jam kaq e lumtur që lindi në këtë ditë. Pa ty nuk do të kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime... dashurinë e familjes tonë. Në këtë mision hyjnor që kemi zgjedhur të ecim së bashku, jam mirënjohëse për burimet e qeshjes gjatë rrugëtimeve tona të mbushura me lot që kemi ndarë".

Pas këtij zbulimi, dhjetëra njerëz shprehën çudinë dhe shokun e tyre në rrjete sociale për faktin që emri i tij nuk është William.

"Sot mësova që emri i plotë i Will Smith është Willard, jo William", "Emri i parë i Will Smith është Willard?!", "S'ka mundësi që Will Smith quhet Willard", ishin disa nga komentet e bëra nga ndjekësit. /Telegrafi/