Gordon merr vëmendjen gjatë prezantimit te Barcelona me spanjishten perfekte
Anthony Gordon i la tifozët të habitur duke folur rrjedhshëm në spanjisht gjatë prezantimit të tij si lojtar i Barcelonës.
Të premten , 25-vjeçari kompletoi transferimin prej 80 milionë eurosh nga Newcastle te Barcelona, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031.
Gjatë ceremonisë së prezantimit, Gordon surprizoi tifozët duke folur spanjisht në mënyrë perfekte, ngjashëm me bashkëqytetarin dhe shokun e tij te kombëtarja e Anglisw, Trent Alexander-Arnold, i cili kishte bërë të njëjtën gjë gjatë prezantimit te Real Madridi pas largimit nga Liverpooli verën e kaluar.
“Ka qenë një fizioterapist te Newcastle dhe flisnim çdo ditë. Një ditë i thashë se do të luaja për Barçën dhe doja të mësoja spanjishten.”
Anthony Gordon speaking in Spanish at his Barcelona unveiling after making the move from Newcastle 🇪🇸 pic.twitter.com/pNZAT9DIpv
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 29, 2026
“Interesimin e Barcelonës e mora vesh shumë vonë. Por sapo kuptova se Barca ishte një opsion serioz, nuk kishte më asnjë dyshim”.
“Barca është klubi më i madh në planet. Është diçka që e kam ëndërruar që fëmijë”, deklaroi Gordon.
Gordon, i cili regjistroi 39 gola dhe 28 asistime në 152 paraqitje, ndihmoi Newcastle të fitonte EFL Cup në vitin 2025, duke i dhënë fund pritjes 70-vjeçare të klubit për një trofe./Telegrafi/


