Please enter at least 3 characters.

Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës nuk do të luajë kundër Francës

Kombëtarja marokene e futbollit është gjendur në një problem të madh përpara ndeshjes së sotme (e enjte) kundër Francës.

Shënuesi më i mirë i ekipit, Ismael Saibari, pavarësisht parashikimeve, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, e cila do të luhet sonte në orën 22:00 në Boston.

Saibari, shënuesi i tre golave për Marokun në Kupën e Botës, u lëndua në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Kanadasë, por kampi i Marokut shpresonte se ai do të shërohej deri në duelin e sotëm.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe këtë e konfirmoi shkurtimisht trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi.

“Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme", tha Ouahbi duke shpresuar në kualifikimin e Marokut në gjysmëfinale.

Në rast se eliminon Francën, në gjysmëfinale Maroku do të ndeshej me fituesin e përballjes mes Spanjës dhe Belgjikës. /Telegrafi/