Please enter at least 3 characters.

Gjithsej 152 gjimnazistë përfunduan gjimnazin në Dibër, 95% prej tyre kanë paraqitur maturën shtetërore

2023/01/shkolla-ne-kontinjer-Aziz-Sylejmani-Kodra-e-Minatorve-Mitrovica-e-Veriut-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Gjithsej 152 nxënës përfunduan në gjimnazin "28 Nëntori" në Dibër në vitin arsimor 2022/2023.

"Gjithsej 152 nxënës përfundojnë gjimnazin në shkollën tonë. Sipas gjuhës, 97 janë gjimnazistë që kanë mësuar në gjuhën shqipe dhe 55 në gjuhën maqedonase. Gati 95% janë paraqitur për maturë shtetërore. Kjo tregon se nxënësit tanë janë përcaktuar ta vazhdojnë shkollimin", u shpreh për MIA, Ramadan Imeri, drejtori i shkollës.

Sipas tij, ky është numri që rregullisht kanë ndjekur mësimin, ndërsa në maturë shtetërore janë paraqitur edhe 33 nxënës të tjerë të çrregullt.

Sa i përket regjistrimit në vit të parë, për vitin e ri arsimor 2023/2024, Imeri thekson se kanë mundësi të regjistrohen 272 nxënës në 8 paralele./Telegrafi/