Gjilani dhe Suhareka duan t’i kthehen fitore, formacionet zyrtare
09/11/2024
Gjilani dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial” në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një humbje në shtëpi nga Dukagjini dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për t’i ikur pozitave të fundit.
Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës gjithashtu u mposht në shtëpi nga Drita dhe deshiron t’i kthehet rezultateve pozitive për të mbajtur hapin me pozitat e para.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


