Please enter at least 3 characters.

Gjesti fantastik nga futbollistët e Chelseat: Fituan 15 milionë euro, një pjesë të tyre ia dërgojnë familjes së Diogo Jotes

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo Jota dhe Andre Silva, sipas raportimeve të The Athletic.

Klubi fitoi mbi 114 milionë dollarë pas pjesëmarrjes në turneun e korrikut, duke siguruar një fitim të konsiderueshëm financiar.

Nga kjo shumë, Chelsea la mënjanë 15.5 milionë dollarë në formë bonuse për futbollistët e tyre.

Lojtarët dhe zyrtarët e klubit ranë dakord të kontribuonin një pjesë të barabartë nga ky fond për familjen e Diogo Jotes.

Diogo Jota, sulmues i Liverpoolit, dhe vëllai i tij Andre humbën jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.

Ky gjest tregon solidaritetin e komunitetit të futbollit në një periudhë zie dhe humbjeje të madhe.

Dhënia e këtij kontributi është një mënyrë për të përkujtuar dhe nderuar kujtimin e Jotes dhe Andre Silvës. /Telegrafi/