Please enter at least 3 characters.

Gjermania nis hetime për protestat e dhunshme anti-migrante

2018/06/merkel.jpg
243:"BERLIN, GERMANY - JUNE 07: German Chancellor Angela Merkel and Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov (not seen) attend a joint press conference following their meeting in Berlin, Germany on June 07, 2017. Maurizio Gambarini / Anadolu Agency
14:"Anadolu Agency

Gjermania po heton se kush e zbuloi një urdhër-arrest për një të dyshuar irakian, për një rast të therjes me thikë, që nxiti protesta të dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë.

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetin lindor Çemnic, pas rastit fatal.

Zbulimi i paautorizuar i urdhër-arrestit ka rritur shqetësimet për lidhje të mundshme midis policisë dhe grupeve anti-migrante.

Protesta të reja në Çemnic priten sot, ndërsa autoritetet lokale kërkuan ndihmë nga policia federale.

Policia ka hapur po ashtu dhjetë raste kundër protestuesve të ekstremit të djathtë, të cilët kanë bërë përshëndetjen e Hitlerit gjatë ditës së parë të trazirave.

Çemnic është në një rajon ku partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, dhe lëvizja anti-migrante Pegida janë veçanërisht të forta.

Gjermania, në vitin 2015, ka pranuar mbi një milion emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Rrjedhja e urdhër-arrestit në ueb-faqet e ekstremit të djathtë është shumë e pazakontë në Gjermani, vendin që ka rregulla strikte për procedurat gjyqësore. /Rel/