Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete 34 vjeçari në tarracën e shtëpisë së tij, rasti po hetohet

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në rrugën “Vllëzërit Dalamani”, në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Ndërkaq, siç tha Rugova: “Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’ ”. /Telegrafi/