Please enter at least 3 characters.

Gagliardini: Na mungon konkretizimi, na u mohuan dy penallti

2017/02/RobertoGagliardiniFCInternazionalevAC_5FYEPabRRzx-e1486376777953.jpg

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, ka komentuar humbjen ndaj Juventusit me rezultat 1-0.

Italiani është ankuar ne referimin e dobët duke thënë se zikaltërve iu mohuan dy penallti.

“Kemi treguar se mund të luajmë ndaj të gjithëve, por më vjen keq që u larguam nga këtu pa pikë. Në pjesën e parë kishim dy situata të dyshimta, të cilat duhet të shqyrtohen”.

“Këtij Interi i mungon konkretizimi për t’i shndërruar aksionet në gol”.

“Ndërhyrja në Icardin nga Mandzukic ishte penallti? Po, ishte shumë e ashpër. Por, edhe ajo e Chiellinit në Icardin ishte e qartë."”, ka thënë Gagliardini për Sky Sport. /Telegrafi/