Fushë Kosovë, arrestohet një person, sulmoi infermieren
28/09/2019
Një person është arrestuar pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur infermieren.
Siç raporton Policia e Kosovës rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 19:30 në Fushë Kosovë, përcjell Telegrafi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi.


