Please enter at least 3 characters.

French Montana shan në gjuhën shqipe (Video, +16)

2018/07/f1.jpg
242:"INDIO, CA - APRIL 15: French Montana performs onstage during the 2018 Coachella Valley Music and Arts Festival Weekend 1 at the Empire Polo Field on April 15, 2018 in Indio, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Coachella)
16:"Christopher Polk

Reperi me renome botërore, French Montana, ka pasur rastin që përgjatë karrierës së tij të takojë disa shqiptarë.

Ai ka realizuar një duet me artisten shqiptare, Era Istrefi, në vitin 2017, këngën e titulluar "No I love yous", e cila është pritur shumë mirë nga fansat.

Po në këtë vit, ai u bë pjesë e klipit "Four Sesons", të këngëtares së njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.

Ai është takuar gjithashtu me reperët DJ Blunt dhe Real 1, teksa së fundmi në një koncert në Zvicër, u takua edhe me reperin e njohur kosovar, Ledri Vula.

Duket se nga gjithë këto miqësi me shqiptarët, French ka filluar të mësojë edhe ndonjë fjalë në shqip, ndonëse fjalët e para që ka mësuar nuk janë aspak të mira.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Montana shfaqet duke sharë në gjuhën shqipe.

Pranë tij shfaqet një nga anëtarët e labelit Redbox, i cili qesh teksa dëgjon reperin me famë ndërkombëtare duke sharë në shqip. /Telegrafi/

Videoja nuk është e këshillueshme për personat nën moshën 16 vjeç: