Please enter at least 3 characters.

Fraza e saktë e përdorur nga Ronald Koeman që irritoi dhe nxiti kërkesën e Messit për t’u larguar nga Barcelona

2020/08/koeman-messi.jpg

Ronald Koeman thuhet t’i ketë thënë Lionel Messit se privilegjet në skuadrën e Barcelonës kanë ‘mbaruar’ - gjë që nxiti kërkesën e tij për largim nga Camp Nou.

Raportet e para dolën gjatë të martën se Messi ishte gati të linte gjigantët katalunas pas gati dy dekadash në këtë klub.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dërgoi një faks presidentit Josep Bartomeu duke shprehur dëshirën e tij për të lënë klubin sa më shpejt që është e mundur.

Kjo kërkesë për largim thuhet se ka ardhur pasi ka folur me menaxherin e ri Koeman, i cili u përpoq të vendoste ligjin mbi 33-vjeçarin argjentinas.

“Privilegjet në këtë skuadër kanë mbaruar, ju duhet të bëni gjithçka për ekipin”.

“Unë do të jem i papërkulur; duhet të mendosh vetëm për ekipin”, ka thënë trajneri holandez për Deportes Cuatro.

Messi dyshohet se i mori komentet si dobësi pasi nuk ishte folur në atë mënyrë nga asnjë menaxher tjetër i Barcelonës.

Argjentinasi thuhet e është irrituar me Koeman edhe shkaku i trajtimit jo të mirë ndaj shokut të skuadrës dhe mikut të ngushtë, Luis Suarez.

Suarez është golashënues i treti i të gjitha kohërave në klub dhe një telefonatë brutale nga Koeman "i dha fund karrierës së tij në Barcelona" në "vetëm 60 sekonda.

Megjithëse klauzola e lëshimit të Messit është 700 milionë euro, ai ka kërkuar që Barca t’i referohet klauzolës në kontratën e tij që i lejon atij të largohet falas në fund të çdo sezoni. /Telegrafi/