Please enter at least 3 characters.

Fotografi izraelit kap momentin unik - shpendët grupohen, formohet imazhi i lugës

2022/01/122331965_rsz_spoon-1.jpg

Një fotograf izraelit i kafshëve të egra ka kapur një imazh të mrekullueshëm të një tufe zogjsh që merr formën e një luge të mbushur “me sheqer”.

Iluzioni ndodhi gjatë asaj që njihet si murmuritje, ku mijëra zogj fluturojnë dhe formojnë grupe.

Fotografi Albert Keshet e publikoi në rrjetet sociale këtë moment të veçantë gjersa mori komente pozitive.

"Kur isha në luginë duke kërkuar zogj, takova tufat e yjeve. Qëndrova atje për rreth pesë ose gjashtë orë, duke i parë dhe i ndjekur për të kapur disa fotografi të bukura", tha ai për bbc.

Fotografi i bëri këto foto herët në mëngjes në një vend në luginën veriore të Jordanit ndërsa merrte imazhe të bimëve dhe zogjve të egër. /Telegrafi/