Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Prishtina - Llapi: Thaqi dhe Batatina me më të mirët në fushë

2024/08/Prishtina-Llapi.png

Prishtina dhe Llapi do të përballen nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri"  në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas fitore ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pas barazimit pa gola ndaj Drenicës.

Në dhjetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, ka shtatë barazime, rezultati më shpesh i arritur.

Prishtina në dhjetë ndeshje, ka arritur të marr dy fitore, më e embëla për ta, ajo e fundit në finalen e Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, Llapi ka vetëm një fitore, të arritur më 28 prill të vitit 2024, në "Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0.

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Boueye, Saletic, Taipi, Ahmeti

Llapi: Coric, Emini, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni.

/Telegrafi/