Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Franca favorit ndaj Bullgarisë

2017/10/bulgaria-e1507393710305.jpg

Në stadiumin "Vasil Levski" në Sofje zhvillohet ndeshja e Grupit A kualifikues nga zona e Evropës, ndërmjet Bullgarisë dhe Francës.

Kjo është ndeshja e parafundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, 'Rusia 2018', ashtu që Les Bleus nuk duan t'ia lënë asgjë rastësisë.

(Twitter)

Aktualisht, skuadra e Didier Deschamps është e dyta në grup me dy pikë më pak se Suedia që fitoi kundër Luksemburgut, prandaj i nevojitet fitorja për ta rimarrë kreun.

Nga ana tjetër, edhe të zgjedhurit e Petar Hubchev në rast se fitojnë, së paku matematikisht mund t'i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim eventual.

Formacioni startues i Bullgarisë: Iliev; Popov, Bozhikov, Bodurov, Zanev; Manolev, Slavchev, Kostadinov, Galabinov, Nedelev; Delev.

Formacioni startues i Francës: Lloris; Sidibe, Varane, Umtiti, Digne; Tolisso, Kante, Matuidi; Mbappe, Lacazette, Griezmann.

/Telegrafi/