Please enter at least 3 characters.

Ford do të shkurtojë 3200 vende pune në Evropë dhe do të transferojë disa punë në SHBA

2023/01/Screenshot_10-13.jpg

Ford planifikon të shkurtojë 3200 vende pune në të gjithë Evropën, sipas sindikatës më të madhe të Gjermanisë, pasi prodhuesi i makinave synon të ulë kostot dhe të zhvendosë fokusin e tij drejt automjeteve elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e 2,500 vendeve të punës në zhvillimin e produktit dhe deri në 700 në role administrative që prodhuesi i automjeteve shpreson të shkurtojë ndodhen në Gjermani.

Sindikata, e cila përfaqëson 2.2 milionë anëtarë në industrinë e metaleve, elektrike, hekurit, çelikut dhe automobilave, tha se shkurtime të tjera mund të vijnë në vendet në prodhuesit në Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Punëtorët në fabrikën e Këlnit, i cili punëson rreth 14,000 njerëz, u informuan për planet të hënën.

Prodhuesi amerikan i makinave ka shkurtuar vendet e punës në Evropë prej vitesh, pasi synon të zhvendosë fokusin e tij tek automjetet elektrike. /Telegrafi/