Please enter at least 3 characters.

Fitorja e pestë radhazi për Minnesota Timberwolves, mposhtin në udhëtim Indianan

2022/11/https___dunkingwithwolves.com_wp-content_uploads_imagn-images_2017_07_19493478.jpeg

Minnesota Timberwolves ka vazhduar me formë fantastike në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Chris Finch ka marrë fitoren e pestë radhazi, pasi ka mposhtur Indiana Pacers në udhëtim me 14 pikë diferencë 101:115.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga mysafirët nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe me plot meritë triumfuan në Bankers Life Fieldhouse në Indianapolis.

Më meritori për fitoren e skuadrës mysafire ishte qendra Karl-Anthyony Towns që e mbylli ndeshjen me 23 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.

Paraqitje fantastike pati edhe qendra tjetër Rudy Gobert që shtoi 21 pikë e 16 kërcime, derisa Edwards shtoi 19 pikë të tjera.

Me pikë dyshifrore te fituesit ndeshjen e mbyllën edhe McDaniles që shënoi 18 pikë, derisa Rusell shtoi 15 pikë e 12 asistime. /Telegrafi/