Please enter at least 3 characters.

Filloi regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së tetë të Kuvendit - sot u regjistruan 53

2021/03/Mimoza-Kusari-Lila.jpg

Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

"Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera", thuhet në njoftim.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00. /Telegrafi/