Please enter at least 3 characters.

FFK dënon Bejtën e Gashin me nga dy ndeshje moslojë

2016/01/ffk-d-euml-non-bejt-euml-n-e-gashin-me-nga-dy-ndeshje-mosloj-euml_hd.jpg

Lajmin e konfirmoi FFK-ja përmes një njoftimi për shtyp, ku futbollistët do t’i vuajnë dënimet për shkak të ndëshkimeve me kartonë të kuq në xhiron që e lamë pas (15), raporton Tribuna.

“Azem Bejta dënohet me dy ndeshje moslojë për shkak të përjashtimit në ndeshjen Drenica-Trepça ’89. Kushtrim Gashi dënohet me dy ndeshje moslojë për shkak të përjashtimit në ndeshjen Vëllaznimi-Istogu”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në procedurë disiplinore është futur edhe ndihmës-trajneri i Llamkos Kosovës, Mensur Maxhuni, për shkak të largimit nga bankina. /Telegrafi/