Please enter at least 3 characters.

Femrat janë më të bukura në të tridhjetat, ndërsa meshkujt duken më tërheqës me 34 vjet

2015/01/young-couple-looking-at-smartphone-520791504-663-62355-1280x0.jpg

Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 2000 njerëz, ka treguar që femrat kulmin e bukurisë e arrijnë në moshën 30-vjeçare, shenjat e plakjes bëhen të dukshme me 41 vjet, ndalen së qeni seksi në moshën 53-vjeçare, ndërsa bëhen të vjetra me 55 vjet.

Meshkujt më së miri duken në moshën 34-vjeçare, ndërsa shenjat që plaken shfaqen në moshën 43- vjeçare. Në moshën 58-vjeçare nuk duken më bukur, ndërsa në moshën 59 tashmë janë të vjetër.

“Në të kaluarën është konsideruar që njerëzit më të bukur janë në të njëzetat e vonshme. Por, në kohën e sotme çdo gjë ka të bëjë me parandalimin e plakjes dhe ruajtjen e bukurisë sa më gjatë. Çdo ditë shohim persona të famshëm që kanë më shumë se 50 vjet dhe duken jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Jillian Mackenzie, nga revista “Allure", e cila ka kryer hulumtimin.

Po ashtu, hulumtimi ka treguar që njerëzit preparatet kundër plakjes fillojnë t’i përdorin me 37 vjet, ndërsa shumë përcaktohen edhe për operacione plastike dhe botoks. /Telegrafi/