Please enter at least 3 characters.

"Fast Food" dhe sëmundja Alzheimer

2016/01/f.1202123545165_m.jpg

Shkencëtarët suedezë nga Instituti Karolinska kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me yndyra, sheqer dhe kolesterol mund ta rrit prirjen e zhvillimit të ndonjë forme të demencës.

Analiza e trurit të minjve laboratorikë ka treguar se “Fast Food” nxit formimin e substancave toksike, të quajtura tau-proteina.

Sëmundja Alzheimer ose demenca senile është sëmundje neuropsikiatrike, e cila karakterizohet me rënien e proceseve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe intelektit.