Please enter at least 3 characters.

“Falma një jetë” kalon gjysmë milioni

2016/01/Etnon-Sinani.jpg

Bashkëpunimi i reperëve të grupit Etnon me Sinan Vllasaliun është pëlqyer tej mase nga fansat saqë po shkon rrugës që të shndërrohet në hit.

Klipi është publikuar në YouTube vetëm para katër ditësh, ndërsa deri më tash është shikuar mbi gjysmë milioni herë.

Xhirimet e klipit të këngës “Falma një jetë” janë realizuar në Turqi, derisa Genc Prelvukaj qëndron prapa kësaj kënge (me asistencë të Astrit Stafajt dhe Filloreta Raçit).

Vlen të theksohet se prej se Etnon iu rikthyen muzikës, secila këngë e tyre është shndërruar në hit, duke filluar nga “Shqip Dance”, “Pa ndjenja”, Bone sikur n’dasëm” dhe tash “Falma një jetë”.

Në ndërkohë, Genci ka paralajmëruar diçka të re që do të vijë në një të ardhme të afërt.

Reperi ka publikuar ditë më parë një fotografi me Albatrit Muçiqin nga studioja, të cilit është duke ia realizuar një këngë të re. /Telegrafi/