Please enter at least 3 characters.

Fabrizio Romano zbulon detajet e transferimit të Aro Muric te Sassuolo

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do të vazhdojë karrierën në Serie A, pasi Sassuolo ka vendosur të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 7 milionë eurosh të përfshirë në marrëveshjen me Ipswich Town.

Sipas raportimeve të fundit, klubi italian ka nisur procedurat për transferimin e përhershëm të gardianit kosovar, ndërsa Ipswich Town tashmë ka miratuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Mbeten vetëm formalitetet e fundit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Muric iu bashkua Ipswich Town para sezonit 2024/25, por tashmë është gati të nisë një kapitull të ri në futbollin italian me fanellën e Sassuolos.

27-vjeçari sjell me vete përvojë të konsiderueshme nga futbolli anglez dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën italiane në prag të sezonit të ri. /Telegrafi/