Etnik Brruti shënon golin e parë me Hajdukun, nis shkëlqimi i tij në Kroaci
Etnik Brruti ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Hajduk Splitit, duke realizuar në ndeshjen ndaj Osijekut, të vlefshme për javën e katërt të elitës së futbollit kroat.
Mesfushori 22-vjeçar u tregua i saktë brenda zonës pas një pasimi diagonal drejt qendrës.
Brruti fitoi kohën e nevojshme ndaj mbrojtësve kundërshtarë dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.
Ky është një moment i veçantë për Brrutin, i cili këtë verë bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Malisheva e Superligës së Kosovës te Hajduk Spliti.
Brruti ishte ndër futbollistët më të spikatur të Malishevës në vitet e fundit dhe konsiderohet një prej produkteve më premtuese të futbollit kosovar të viteve të fundit. Para kalimit në Kroaci, ai kishte bërë paraqitje të mira edhe me përfaqësuesen U21 të Kosovës, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë dhe tashmë është pjesë e grupmoshave të kuqezinjëve.
Goli ndaj Osijekut është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e talentit shqiptar, i cili po mundohet të lërë gjurmë që në sezonin e tij të parë në futbollin kroat.
⚽🇦🇱 Etnik Brruti's goal for Hajduk Split!
The Albanian U21 international scored a goal on his debut in the starting line-up. pic.twitter.com/XFocqUwywQ
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) August 23, 2026
Te Hajduku, Brruti ka gjetur edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë të njohur nga futbolli kosovar, Rron Raqin dhe Aridon Pajazitin, duke e bërë aventurën e tij në Split edhe më interesante. /Telegrafi/


