Please enter at least 3 characters.

Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit për pronat

2024/03/737ecda8-cca9-4de6-9440-4743012e403c.jpeg

Emisari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot  për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Kështu mëson Telegrafi nga burime të saja.

Vizita e tij në këtë Manastir vie vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar. /Telegrafi/