Erdin Hashani merr drejtimin e Flamurtarit
26/09/2024
Faruk Statovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Flamurtari ditë më parë.
Por skuadra kryeqytetase nuk ka vonuar shumë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri.
Ish-mbrojtësi i njohur kosovar, Erdin Hashani ka marrë drejtimin e klubit kuqezi.
Njoftimi i plotë nga klubi kuqezi:ERDIN HASHANI është trajneri ynë i ri.Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin HASHANI.Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shumë të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.Mirë se vjen Erdo. /Telegrafi/


