Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi konfirmon lidhjen me Amir Rrahmanin, shfaqet dorë për dore me futbollistin

2023/07/358103850_861627535334773_8402323251654866246_n-e1688399819679.jpg

Prej javësh kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi dhe futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani kanë nisur një lidhje dashurie.

Ndonëse dyshja nuk i kanë komentuar publikisht asnjëherë këto raportime, Era së fundmi ka konfirmuar një gjë të tillë.

Autorja e "Bon bon" ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, mes tyre edhe me Rrahmanin.

Dyshja u panë përkrah njëri-tjetrit, madje këngëtarja në një prej imazheve shihet dorë për dore me futbollistin.

"Zonja Ferrari", ka shkruar Era në mbishkrimin e fotove teksa ata ishin të pranishëm për të ndjekur garën e Formulës 1.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Kujtojmë që Rrahmani përveç që është kapiten i përfaqësues se Kosovës, aktualisht luan edhe në ekipin italian Napoli që këtë vit u kurorëzuan me titullin e kampionit në Serie A.

Era pak kohë më parë ishte e pranishme për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet e tij në ligën italiane. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram