Enca vjen si “Soul Killa” (Video)
04/07/2015
Enca Haxhia ka lansuar videoklipin më të ri të saj të titulluar “Soul Killa”.
Këngëtarja nga Shqipëria ka bërë bujë me dy këngët e saj të fundit, “Po m’pëlqen” dhe “Play My Game”, por nuk ka sjellë ndonjë këngë gjatë këtij viti.
Kënga e sotme vjen në fakt pas tetë muajsh nga lansimi i këngës së saj të fundit, transmeton Telegrafi.
“Soul Killa” vjen me një klip bombastik, ku Enca edhe një herë nxjerr në pah asetet e saj trupore. /Telegrafi/


