Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive: Lisian Thaqi i bashkohet Bayern Munichut

Lisian Thaqi, super talenti nga Peja, ka filluar zyrtarisht përgatitjet me një nga klubet më të mëdha në botë, FC Bayern Munich, pasi u përzgjodh për projektin prestigjioz Bayern World Squad.

Ai udhëtoi të martën për në Mynih bashkë me agjentët e tij, Adonis Arifi e Lulzim Murtezaj.

Lisiani do të monitorohet nga afër nga ekspertët e Bayernit dhe sipas burimeve që ka Telegrafi, klubi bavarez është e fascinuar pas talentit pejan dhe mund të ndodh që pas muajit korrik, Bayerni të nënshkruajë kontratë me lojtarin e Kosovës U17.

Ky sukses tregon edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm të gjeneratës së re kosovare, e cila po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. /Telegrafi/